Fjala e ministrit Haxhinasto në analizën vjetore të METE

                                              Fjala e ministrit Haxhinasto në analizën vjetore të METE

Ministri Haxhinasto gjatë analizës vjetoreZv. Kryeministri dhe Ministri i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës z. Edmond Haxhinasto prezantoi sot para mediave veprimtarinë përgjatë vitit 2012 si dhe objektivat e vitit 2013 të dikasterit që drejton. (më tepër…)

” Ndalohet Duhani ” ?!

Fushate Sensibilizuese kundra Duhanit

Italia do të vazhdojë financimin e SME-ve në Shqipëri

Italia do të vazhdojë financimin e SME-ve në Shqipëri

Zv. Kryeministri dhe Ministri i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, z. Edmond Haxhinasto, së bashku me Ambasadorin e Italisë në Tiranë, z. Massimo Gaiani gjatë një vizite në Elbasan
Zv. Kryeministri dhe Ministri i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, z. Edmond Haxhinasto, së bashku me Ambasadorin e Italisë në Tiranë, z. Massimo Gaiani zhvilluan sot një vizitë në dy ndërmarrje në Elbasan dhe Gramsh.

Shqipëria merr pjesë në mbledhjen e Task Forcës së Komunitetit të Energjisë

Shqipëria merr pjesë në mbledhjen e Task Forcës së Komunitetit të Energjisë

Shqipëria në mbledhjen e gjashtë të Task Forcës të Komunitetit të Energjisë në Vienë
Shqipëria mori pjesë në mbledhjen e gjashtë të Task Forcës të Komunitetit të Energjisë që u zhvillua sot në Vienë të Austrisë. Task Forca e Komunitetit të Energjisë është një instrumenit i rëndësishëm rajonal për çështjet e sigurisë së furnizimit të vendeve të rajonit me energji, si dhe për integrimin e tregut shqiptar me atë europian. Në axhendën e mbledhjes së kësaj Task Force përfshihen zhvillimi i projekteve me rëndësi rajonale në kuadër të strategjisë rajonale të energjisë që u miratua në Këshillin Ministerial të komunitetit të energjisë në tetorin e vitit të kaluar në Budva, Mal i Zi.
Në takimin e sotëm u diskutua rreth projekteve të përzgjedhura nga kërkesat e qeverive të vendeve të komunitetit të energjsë si dhe nga investitorë të ndryshëm që kanë projekte në rajon. Shqipëria në këtë studim përfaqësohej me shtatë projekte, të përqëndruar në linjat e interkonjeksonit me vendet fqinje, në zhvillimin e burimeve të prodhimit të energjisë elektrike nga energjitë e rinovueshme si dhe në zhvillimin e sektorit të gazit.
Sipas kalendarit të punës së kësaj Task Force që parashikon diskutime në muajt mars dhe maj do të bëhet vlerësimi strategjik i projekteve të prezantuara. Në muajin qershor do të paraqitet për miratim raporti përfundimtar mbi projektet që do të klasifikohen fitues sipas prioriteteve të tyre dhe rëndësisë në tregun rajonal të energjisë.
Shqipëria së bashku me Malin e Zi, Serbinë, Moldavinë, Bosnje Hercegovinën, Maqedoninë, Kosovën, Ukrainën, Kroacinë dhe Bullgarinë janë vendet nënshkruese të Traktatit të Energjisë.

Ministri Haxhinasto takon ambasadoren e Çekisë Bronislava Tomasova

Haxhinasto takon ambasadoren Tomastova

Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës z. Edmond Haxhinasto takoi sot ambasadoren e Republikës së Çekisë, znj. Bronislava Tomasova.
(më tepër…)

Ministri Haxhinasto pret përfaqësues të Fondacionit Marmara

Ministri Hxhinasto gjate takimit me perfaqesuesit e firmes

Ministri Haxhinasto gjatë takimit me përfaqësues të Grupit Marmara, kryesuar nga Presidenti i këtij Fondacioni z. Akkan Suver
Zv. Kryeministri dhe Ministri i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës z. Edmond Haxhinasto, zhvilloi një takim pune në zyrën e tij me përfaqësues të Grupit Marmara të kryesuar nga z. Akkan Suver, President i këtij Fondacioni.
(më tepër…)

Mblidhet Komiteti Drejtues i Projektit të Energjisë, POWERED

Gjate mbledhjes se komitetit drejtues

Takimi i Komitetit Drejtues të Projektit të Energjisë, POWERED
Në Ministrinë e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, u zhvillua sot takimi i Komitetit Drejtues i Projektit të Energjisë, POWERED. Projekti POWERED është projekt që përfshin rajonet e zonës së Adriatikut në Itali si Abruzzo, Puglia, Veneto, Marche, si dhe nga vendet si Shqipëria e Mali i Zi.  (më tepër…)

Haxhinasto-Niksic: Të intensifikohet bashkëpunimi në fushën ekonomike

Haxhinasto-Niksic, momente gjate mbledhjes

Ministri Haxhinasto gjatë takimit me Kryeministrin e Federatës së Bosnjë-Hercegovinës z. Nermin Niksic dhe Ministrin e Transportit dhe Telekomunikacionit z. Enver Bijedic
Zv. Kryeministri dhe Ministri i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës z. Edmond Haxhinasto, priti sot Kryeministrin e Federatës së Bosnjë-Hercegovinës z. Nermin Niksic dhe Ministrin e Transportit dhe Telekomunikacionit z. Enver Bijedic. Ata shoqëroheshin nga drejtues të kompanisë boshnjake Energoinvest d.d Sarajevo.
(më tepër…)

Energjia në fokusin e takimit të Ministrit me Ambasadorin e Norvegjisë

Zv. Kryeministri dhe Ministri i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës z. Edmond Haxhinasto gjatë takimit me Ambasadorin e Norvegjisë z. Jan Braathu
Zv. Kryeministri dhe Ministri i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës z. Edmond Haxhinasto priti sot Ambasadorin e Norvegjisë për Shqipërinë, z. Jan Braathu.
Ministri vlerësoi bashkëpunimin e mirë midis dy vendeve në nivelin politik dhe ekonomik e veçanërisht në fushën energjetike ku projekte madhore të Norvegjisë në Shqipëri po shndërrohen në histori suksesi.
(më tepër…)

Ministri Haxhinasto pret përfaqësues të Fondacionit Marmara

Ministri Haxhinasto gjatë takimit me përfaqësues të Grupit Marmara, kryesuar nga Presidenti i këtij Fondacioni z. Akkan Suver

Ministri Haxhinasto gjatë takimit me përfaqësues të Grupit Marmara, kryesuar nga Presidenti i këtij Fondacioni z. Akkan Suver
Zv. Kryeministri dhe Ministri i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës z. Edmond Haxhinasto, zhvilloi një takim pune në zyrën e tij me përfaqësues të Grupit Marmara të kryesuar nga z. Akkan Suver, President i këtij Fondacioni.
Në takim u vlerësuan marrëdhëniet e shkëlqyera mes Shqipërisë dhe Turqisë, si dhe shtrirja e bashkëpunimit në më shumë fusha në të ardhmen.
(më tepër…)

arkivi